Në kuadër të implementimit të projektit “ROLI I EFIÇENSËS ENERGJETIKE MBI ZHVILLIMIN SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR” të financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, OJQ Perspektiva Energjetike me datë 17.05.2011 së bashku me zyrtarët e MZHR-së të cilët janë në monitorim të OJQ-ve realizuan vizitën të bizneseve në terren për të biseduar drejtpërdrejt në hapësirat e tyre afariste lidhur me informimin mbi rolin e efiçiencës së energjisë në zhvillimin socio-ekonomik rajonal të balancuar.
Vizita u realizua në bizneset: NTP’’Fruti ‘’ dhe ‘’IMN Tulltorja’’ Sh.p.k