Me datën 12.07.2021 u mbajt takimi online me përfaqësues të Drejtorive të Arsimit nga Komunat e Rajonit Perëndimorë, si pjesëtarë të Grupit Punues Rajonal për Arsim Profesional dhe Ndërmarrësi, ku u diskutua lidhur me projektet dhe punën aktuale në këto fusha, si dhe mënyrën e bashkëpunimit të mëtejshëm ndër-komunal dhe rajonal përmes projekteve të përbashkëta që do të identifikohen dhe zhvillohen në periudhën vijuese.
Me datën 14.07.2021 u mbajt takimi online me Drejtorë të Drejtorive të Kulturës, Sportit dhe Rinisë nga Komunat e Rajonit Perëndimorë, si anëtarë të Grupit Punues Rajonal për Trashëgimi Kulturore dhe Promovim Rajonal, ku u diskutua lidhur me projektet e mundshme komunale dhe ato rajonale në këto fusha, si dhe mënyrën e bashkëpunimit të mëtejshëm ndër-komunal dhe rajonal përmes projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta që do të identifikohen dhe zhvillohen në periudhën vijuese.
Me datën 15.07.2021 u mbajt takimi online me Drejtorë dhe përfaqësues të Drejtorive të Zhvillimit Ekonomik nga Komunat e Rajonit Perëndimorë, si anëtarë të Grupit Punues Rajonal për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, ku u diskutua lidhur me projektet e mundshme komunale dhe ato rajonale në këto fusha, si dhe mënyrën e bashkëpunimit të mëtejshëm ndër-komunal dhe rajonal përmes projekteve të përbashkëta që do të identifikohen dhe zhvillohen në periudhën vijuese.
Themelimi i këtyre grupeve punuese është pjesë e projektit “Nxitja e Bashkëpunimit Rajonal dhe Përfshirja e Politikave të Zhvillimit Rajonal në Planet Zhvillimore të Komunave në Rajonin Perëndimor të Kosovës” të financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.
E pranishme gjatë takimit online me datën 12.07.2021 ishte edhe zyrtaria e MZHR-së e caktuar në monitorim të OJQ-ve.