Aktiviteti lansues i Projektit “Promovimi i zhvillimit ekonomik rajonal dhe Akademia e Ndërmarrësisë“, mbështetur financiarisht Ministria e Zhvillimit Rajonal, u mbajt më datë 23 Shtator 2021 duke filluar nga ora 16:00 në Hotel Sirius.
Projekti ka qenë i fokusuar në mbështetjen e grave udhëheqëse të kompanive (bizneseve) në Kosovë si dhe mbështetja e vajzave nga komuniteti Rom, Ashkali, Egjiptian dhe Turk.
Në aktivitetin e lartëcekur morën pjesë Znj. Njomza Emini, Drejtoreshë Ekzekutive e Forumit për Lidership dhe Diplomaci , Zëvendës Ministri i MZHR-së z.Almir Veliji, Z. Lars Gunnar Wigemark, Shef i Misionit të EULEX-it Zv.Sekretari i MZHR-së z.Besim Kamberaj së bashku me zyrtarët e MZHR-së të cilët janë në monitorim të OJQ-ve.