Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Rasim Demiri me rastin përfundimit të muajit të Shenjët të Ramazanit dhe festës së Fiter Bajramit uron që të jetë kjo ditë feste motiv për përforcimin e besimit tonë, forcimin e mendjeve dhe zemrave tona për sigurimin e progresit në këtë botë dhe shpëtim në botën tjetër.
Urojmë që kjo festë të sjelli harmoni, solidaritet, begati për ne dhe familjet tona dhe le të na shërbejë kjo festë si moment i vetëdijësimit tonë, që ta respektojmë njëri-tjetrin, dinjitetin dhe vlerat njerëzore.
Urime dhe për shumë vite festa e Fiter Bajramit, paqja, mëshira dhe begatia qofshin me ju dhe familjet tuaja.