Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri Rasim Demiri sot ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Prizrenit nga Programi për Zhvillim Rajonal për projekte të investimeve kapitale.
Ministri Demiri e përgëzoj komunën përfituese dhe ju uroj suksese në zbatimin e projektit:
- Renovimi i parkut në Lubinje të Poshtme;
- Kubëzimi dhe ndërtimi i murit mbrojtës në Lubinje të Eperme;
- Ndërtimi i murit mbrojtës në Nebregoshtë;
- Ndërtimi i murit mbrojtës në Reqanë’
- Ndërtimi i murit mbrojtës dhe mirëmbajtja e rrugëve lokale në fshatin Manastiricë;
- Rregullimi i sheshit në fshatin Llokvicë;
- Rregullimi i sheshit , murit mbrojtës dhe kubëzimi në fshatin Pousko;
- Kubëzimi i rrugicave në fshatin Mushnikovë;
- Ndërtimi i urës në fshatin Gornjesellë;
- Kubëzimi i rrugicave në fshatin Skorobishtë;
- Kubëzimi i rrugicave në fshatin Gërnqare;
- Kubëzimi i rrugicave në fshatin Novosellë
- Ndërtimi i terenit sportiv në fshatin Struzhë ;
- Ndërtimi i terenit sportiv në fshatin Drajqiq;
- Ndërtimi i i terenit sportiv në fshatin Jabllanicë ;
- Ndëritmi i aneksit të Shtëpisë së Kulturës në fshatin Pllananj;
- Ndërtimi i terenit sportin në fshatin Lubizhdë.
Kryetari i komunës së Prizrenit kafalënderuar Ministrin Demiri për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.