Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri Rasim Demiri sot ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Mitrovicës Jugore nga Programi për Zhvillim Rajonal për projekte të investimeve kapitale.
Ministri Demiri e përgëzoj komunën përfituese dhe ju uroj sukses në zbatimin e projektit:
-“Ndërtimi i rrugës Suhodoll”
Kryetari i komunës së Mitrovicë Jugore kafalënderuar Ministrin Demiri për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.