Zëvendës Ministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal znj. Magbule Shkodra, gjatë qëndrimit të saj në Londër, vizitoi Ambasadën e Kosovës me ç’rast u prit nga Ambasadori Lirim Greiçevci.
Njëkohësisht në Ambasadë, ajo zhvilloi takim edhe me komunitetin shqipëtar dhe bizneset në Londër, të cilët shprehën gatishmërinë e të bërit investime dhe sigurinë e investimeve në shtetin tonë të Republikës së Kosovës.
Zëvendës Ministrja znj. Shkodra, takoi edhe Lord Sheikh nga House of Lords, i cili i shprehi urimet më të mira për shtetin tonë dhe vullnetin për të investuar në Kosovë.
Angazhimi i Zëvendës Ministres Magbule Shkodra vazhdon të jetë i pandalshëm, për të kontribuar në zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe zhvillimit rajonal të balancuar!