Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas në hapsirat e Ministrisë për Zhvillim Rajonal, Ministri Rasim Demiri ka përgaditur një koktej solemn për të gjitha gratë e punësuara në Ministri.
Ministri Demiri zonjave prezente ju uroji festën, si dhe ju ndau nga një lule me dëshirën që të vazhdojnë më punë kualitative sikur deri më tani, të jenë të respektuara dhe të lumtura gjatë tërë vitit, e jo vetëm sot.
“Dëshiroj ti uroj të gjitha zonjat për këtë ditë të veçantë dhe të ju falenderohem që po luftojnë pa u lodhur për familjet e tyre, kolegët dhe shoqërinë, por edhe në të gjitha të bëmat që shteti ynë të jetë më i mirë dhe i përparuar “, tha Ministri Rasim Demiri.