Në shënimin e ditës së 20 vjetorit nga vrasja e Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jasharit dhe familjës së tij, sot Ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri së bashku me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe disa Ministra të tjerë të Qeverisë së Kosovës vizituan kompleksin memorial në Prekaz dhe nderuan Adem Jasharin dhe familjën e tij.
Perveq Ministrit Rasim Dmirit në Prekaz morën pjesë edhe zëvendësit e tij Magbule Shkodra, Esat Raci dhe Musa Cena si dhe anëtarët e Kabinetit të Ministrit.