Sot në mbledhjën e rregullt të Qeverisë së Kosovës në të cilën përveq Kryeministrit ka marrë pjesë edhe Presdienti i Kosovës, Hashim Thaqi, Ministri Demiri përsëri i është drejtuar Kyeministrit Haradinaj dhe ka kërkuar që Qeveria të dal me një propozim konkret, të formojë komisionin e cila do të dalë në vendin e ngjarjës dhe të njoftohet me situatën në Zhupë, më saktësishtë në fshatin Nebrogoshtë.
Demiri mes të tjerash tha se Qeveria e Kosovës duhet të reagojë me kohë në mënyrë që të parandalohet më e keqja dhe të mos të rezikohet jeta e njerëzve.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se së bashku me kolegët nga ministritë në Qeveri do të tentojë ta zgjidh këtë problem në Nebrogoshtë dhe se veç disa ministra kanë dhënë propozime konkrete në lidhje me këtë dhe situata të tjera të ngjashme të cilat kanë ndodhur si shkak i rreshjeve të mëdha.