Në sallën e konferencave në zyret e AZHR Veri në Mitrovicë, Ministria e Zhvillimit Rajonal e prirë nga Ministri z. Rasim Demiri së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm z. Besim Kamberaj në bashkëpunim me AZHR Veri në krye me Drejtoreshën znj. Rreze Duli, Nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës z. Faruk Mujka dhe Shefen e Administratës Komunale në Mitrovicën Veriore znj. Adrijana Hodzić, sot mbajtën sesion informues për Skemën e Granteve ” Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar”.
Qëllimi i sesionit ishte informimi i qytetarëve me detajet relevante lidhur me këtë Thirrje për Aplikim.