Të hënën, më 29 Janar, Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe bashkëpunëtorët e tij vizituan Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Nenad Rikal.
Temë diskutimi mes dy ministrave ishte njohja me planin dhe programin e punës së këtyre ministrive, njohja me grantet, subvencionet dhe projektet infrastrukturore dhe mundësitë për bashkëpunim të përbashkët në mes të këtyre dy ministrive në Qeverinë e Kosovës..
Ministri Demiri e falënderoi Ministrin Rikalo në pritje dhe e njoftoi Rikalon me programin dhe aktivitetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, si dhe me lansimin e skemave të granteve dhe projekteve të infrastrukturës..
Demiri edhe Ministrit Rikalo i përsëriti qëndrimin e Ministrisë se do të ketë parasysh përfaqësimin e barabartë rajonal gjatë dhënies së granteve derisa gjatë programit katërvjeçar të Ministrisë planifikon që të gjitha komunitetet do të jenë pjesë e projekteve të Ministrisë në krye të së cilës është ai.
Ministri Rasim Demiri shprehu gatishmërinë e tij për të vizituar të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për të informuar më hollësisht qytetarët rreth metodës dhe procedurës për aplikim për grante.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Nenad Rikalo e falënderoi Ministrin Demiri për vizitën e tij dhe tha se është i gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi që është në interes të përbashkët dhe në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Fondi i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për subvencione dhe grante arrin në rreth 20 milionë euro dhe do të lansohet muajin e ardhshëm.
Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se projektet e kësaj Ministrie përfshijnë aktivitete që janë shumë interesante dhe tërheqëse për rajonet siç janë Prizreni, Zhupa, Përguri, Dragashi, sepse janë zona malore për të cilat kjo Ministri ofron projekte ndërsa kriteret që ishin aplikuar më herët janë ndryshuar dhe modifikuar, kështu që bashkëqytetarët tanë të jenë në gjendje të aplikojnë me një projekt cilësor si përfitues granti.
Projektet e mbështetura nga kjo Ministri, ndër të tjera janë edhe ndihma apo grante për fermerët e blegtorisë, bletarët, kultivuesit e mjedrës, pronarët e pellgjeve të peshqve, pronarët e fermave të pulave dhe shumë të tjerë.
Të dy ministrat ranë dakord të bashkëpunojnë ngushtë dhe se Ministri Nenad Rikalo, me ftesë të Ministrit Demiri, do të vizitojë Prizrenin dhe rrethinën e tij dhe do ti informojë më shumë qytetarët për Ministrinë dhe projektet e tyre.