Ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri gjatë ditës së sotme priti në takim delegacionin Turk i cili morri pjesë në Forumin e Biznesit në Prizren. Ministri Rasim Demiri, mysafirët e tij i njoftoij me punën e Ministrisë, duke ju falenderuar mysafirëve për vizitën si dhe shprehu falenderimet e tij ndaj Republikës së Turqisë për secilën ndihmë që i jep Kosovës.
Ministri Demiri gjithashtu përshëndeti praninë e tyre në Forumin e Biznesit ku tha se ndërmarrësit turk duhet që bizneset e tyre ti zgjerojnë në Kosovë. Delegacioni Turk është dakorduar me Ministrin Demiri, ndërsa ndërmarrësit e tij kanë shprehur gatishmërinë e investimit në vendin tonë.