Ministri Demiri e falenderoi Ministrin Zenka për vizitën e sotme dhe përkrahjën e Republikës së Malit të Zi drejtuar Kosovës, si në fushën politike ashtu edhe në fushën ekonomike.
Demiri mes tjerash tha se në Kosovë respektohen të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve pakicë të cilat jetojnë në Kosovë, gëzojnë të gjitha të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Republikës e Kosovës.
Kosova është shembull në rajon kur janë në pyetje komunitetet pakicë si dhe statusi i tyre, ku në të gjitha institucionet, si në nivelin lokal ashtu edhe qëndror, janë të përfaqësuar qytetarët e komunitetëve pakicë të cilët kanë status të barabartë sikurse komuniteti shumicë.
Ministri për të Drejtat Njerëzore dhe të Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, Mehmed Zenka ju falenderua Ministrit Demiri për pritjën e përzemërt dhe tha se Mali i Zi ka bërë shumë në afirmimin e komuniteteve pakicë dhe se ato janë të përfaqësuara në institucionet shtetërore.
Demiri dhe Zenka janë dakorduar që Kosova dhe Mali i Zi si dy shtete mike duhet të vazhdojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.