Sot më datë 07.11.2018, nën kryesimin e MZHR-së u mbajt takimi i radhës i Grupit Punues për hartimin e dokumentit “Profilet Rajonale”. Në cilësinë e anëtarëve të Grupit Punues, në takim morën pjesë përfaqësues nga MZHR dhe nga pesë (5) Agjensionet Zhvillimore Rajonale: Qendër, Jug, Lindje, Veri dhe Perëndim.
Në këtë takim, Drejtori i Departamentit për Planifikim dhe Analiza Socio-Ekonomike, z. Blerim Hasani prezantoi Draft – dokumentin e parë ‘’Profilet Rajonale’’, të hartuar nga stafi i brendshëm i Ministrisë, me të dhënat e siguruara nga AZHR-të në komuna.