Sot më datë 24.10.2018 Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Rasim Demiri vizitoi Komunën e Shtimës, dhe së bashku me Kryetarin e kësaj Komune Naim Ismajlin kanë inspektuar punimet të cilat financohen nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Vlera e projektit në ndërtim të shtegut për çiklista dhe ecje është 130.000 euro.
Në vizitën e sotme Komunës së Shtimës nder i veqantë ishte që z.Demiri është takuar me Drejtorin e zyrës për Komunitete dhe Kthim Ibrahim Demirin.