Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Rasim Demiri, së bashku me dy zëvendës ministrat znj. Magbule Shkodra dhe z. Esat Raci, vizituan sot komunën e Kaçanikut, me ç’rast u priten nga kryetari i kësaj komune z.Besim Ilazi.
Ministria e Zhvillimit Rajonal, ka përkrahur projektin e komunës së Kaçanikut, “ Ndërtimi i rrugës në lagjen Fejza te fshatit Begrac “, ku sot për së afërmi u njoftuan me implementimin e projektit, konkretisht me ndërtimin e kësaj rruge.
Kryetari Ilazi, i falënderoi ministrin Demiri dhe zv. ministrat Shkodra e Raci, për bashkëpunim të mirëfillt në mes të nivelit qendror dhe lokal.