Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), në funksion të implementimit të projektit “Praktikantët në Punë”, të zhvilluar nga Ministria e Punës Mirëqenies Sociale, Agjencia e Punësimit dhe Ministria e Shëndetësisë, sot me datë 08.01.2021 mbajti takim me praktikantët e përzgjedhur për tu angazhuar në MZHR.
Me këtë rast, praktikantëve ju urojë mirëseardhje Zv. Sekretari i Përgjithshëm z. Besim Kamberaj, i cili ju urojë suksese në ngritjen e tyre profesionale. Z. Kamberaj, ju adresua praktikantëve se angazhimi i tyre në MZHR do të jetë serioz dhe i plotë, në të gjitha fushat me të cilat merret MZHR, me qëllim të shfrytëzimit efikas të kohës sa janë në MZHR, si dhe të njëjtit të përgatiten sa më mirë për tregun e punës. Angazhimi Juaj, do të ketë dobi për Juve, por do të jetë edhe një ndihmesë ndaj MZHR-së lidhur me realizimin e detyrave të saj në vitin 2021.
MZHR, njoftojë praktikantët me mandatin dhe funksionimin e saj, si dhe bëri shpërndarjen e tyre nëpër njësi organizative, duke respektuar rregullat dhe udhëzimet në fuqi, që ndërlidhen me pandeminë Covid 19.