Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) dhe Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), organizuan punëtorinë me qëllim të prezantimit dhe diskutimit të aktiviteteve të planifikuara për realizim në fushën e zhvillimit rajonal, në vitin 2021.
Punëtorinë e hapi Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Enis Kervan, i cili falënderojë stafin e MZHR-së dhe Institutin KLGI për bashkëpunimin dhe rezultatet e arritura në vitin 2020. Ministër Kervan, theksojë se viti 2021 duhet të jetë vit i angazhimit dhe përkushtimit të përbashkët në realizimin edhe më të madh të objektivave që ndërlidhen me avancimin e zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë. Ministri Kervan, theksojë se viti 2020 edhe pse ishte mjaftë sfidues për shkak të pandemisë Covid 19, falë përkushtimit të stafit dhe bashkëpunimit me partnerë vendor dhe ndërkombëtar, janë arritur pritjet dhe rezultate të kënaqshme. I njëjti, theksojë se në fillim të vitit 2021, MZHR do të konkretizojë edhe shumë memorandume të bashkëpunimit me partnerë strategjik vendor dhe ndërkombëtar, për realizimin e aktiviteteve me interes të përbashkët dhe të cilat i përkasin fushës së zhvillimit rajonal në Kosovë.
Të pranishmit, i përshëndeti edhe përfaqësuesi i Institutit KLGI z. Sadri Rrmoku, i cili në emër të Institutit KLGI paraqiti vullnetin dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me MZHR-në edhe në vitin 2021. Z. Rrmoku, theksojë se Instituti KLGI është në proces të finalizimit të Planit tre (3) vjeçar të Punës së tij dhe pjesë e këtij plani është edhe pjesa që i dedikohet bashkëpunimit me MZHR-në. Pas fjalës së Ministrit z. Kervan dhe z. Rrmoku, u prezantua Analiza e zbatimit të Planit të brendshëm të Punës së MZHR-së për vitin 2020, si dhe u prezantuan dhe diskutuan objektivat dhe aktivitetet e planifikuara për realizim në vitin 2021. Përveç përfaqësuesve nga MZHR dhe Institutit KLGI, në punëtori morën pjesë edhe përfaqësuesit e pesë (5) AZHR-ve.
Në fund, pjesëmarrësit evidentuan dhe përgatiten edhe konkluzionet e kësaj punëtorie, të cilat edhe do të përfshihen në Planin e Punës së MZHR-së për vitin 2021.