Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Enis Kervan dhe z.Astrit Panxha Kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, sot më datë 21.01.2021 nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal në Kosovë.
Kjo marrëveshje e bashkëpunimit, ka për qëllim për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal në Kosovë, duke synuar përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, duke siguruar realizimin e aktiviteteve në avancimin e zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar, shkëmbimin e informacioneve, të dhënave dhe përvojës, duke përfaqësuar interesin publik dhe interesat e përbashkëta të palëve në emër të zhvillimit të marrëdhënieve midis komunitetit të biznesit dhe autoriteteve publike.
Përfundimisht, nënshkrimin e kësaj marrëveshje të bashkëpunimit, palët e vlerësuan pikënisje dhe bazë të mirë në avancimin e situatës në zhvillimin socio – ekonomik rajonal të balancuar në vend.