Përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe GIZ-it, u takuan sot me datë 01.02.2021 me qëllim të diskutimit të objektivave të cilat do ti përmbajë letra e bashkëpunimit të palëve në fushën e zhvillimit rajonal. Palët në takim, diskutuan një mori të objektivave dhe aktiviteteve të mundshme për bashkëpunim, që ndërlidhen me finalizimin e Strategjisë për Zhvillim Rajonal dhe promovimin e saj, ndërtimin e një sistemi efikas elektronik të përformancës rajonale, planifikimin e investimeve kapitale të nivelit qendror sipas rajoneve zhvillimore, etj.
Gjithashtu, palët diskutuan edhe bashkëpunimin me ministritë tjera të linjës dhe GIZ-it, në kuptim të bashkimit të mjeteve financiare për përkrahje të komunave me projekte kapitale, bazuar në përformancën e tyre. Në fund, palët u dakorduan që përfundimet e arritura të kësaj punëtorie, ti përfshijnë në letrën e bashkëpunimit, e cila do ti paraprijë pastaj një plani të përbashkët të veprimit për realizimin e aktiviteteve në kuptim të avancimit të zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar.