Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) dhe Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), sot me datë 04.02.2021 organizuan punëtorinë “Diskutimi i programeve të MZHR-së për përkrahje të sektorit privat – viti 2021”.
Punëtorinë e hapi z. Enis Kervan Minister i MZHR-së , i cili i përshëndeti të pranishmit në emër të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, dhe ju urojë mirëseardhje në Punëtorinë “Diskutimi i programeve të MZHR-së për përkrahje të sektorit privat – viti 2021”, zv.Sekratari z. Besim Kamberaj theksoi që qëllimi i organizimit të kësaj punëtorie, është bërë me qëllim të prezantimit dhe diskutimit me Ju të Draft – Programeve për zhvillim rajonal të balancuar, apo konkretisht për përkrahje të sektorit privat në vitin 2021.
Të pranishmit, i përshëndeti edhe përfaqësuesi i Institutit KLGI z. Besnik Musaj, i cili në emër të Institutit KLGI paraqiti vullnetin dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me MZHR-në edhe në vitin 2021. Z. Musaj, theksojë se synim i KLGI-së është që të shërbejë si platformë e një komunikimi më të strukturuar në ngritjen e kapaciteteve dhe hartimin e politikave dhe legjislacionit në fushën e qeverisjes lokale
Pas fjalës së Ministrit z. Kervan dhe z.Musaj, u bë prezantimi i programeve për zhvillim rajonal të balancuar (PZHRB dhe PRE – MASA 15) – 2021 nga z.Ylber Citaku – zv.Drejtor i Departamentit për Zhvillim Rajonal. Në fund, pjesëmarrësit paraqitni vlerësimet dhe komentet lidhur me draft – kriteret të cilat i ka përgatitur MZHR rreth programeve për zhvillim rajonal të balancuar nga për vitin 2021-Përkrahja e Bizneseve të cilat do të përfshihen në thirrjet e MZHR-së për përkrahje të sektorit privat – viti 2021.
Përveç përfaqësuesve nga MZHR dhe Institutit KLGI, në punëtori morën pjesë edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Oda Tregtare Kosovaro Turk, përfaqësues nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës si dhe përfaqësuesit e pesë (5) AZHR-ve.