Në vazhdën e takimeve në mes MZHR-së dhe UNICEF-it, më datë 03.02.2021, z.Besim Kamberaj- zv.Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal priti në takim përfaqësuesit e UNICEF-it, temë kryesore ishte bashkëpunimi në të ardhmen dhe implementimi i Planit të Veprimit midis Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe zyrës së UNICEF-it në Kosovë, që ka për qellim të krıjoj mundësi punësimi për të rinjtë në vend.
z.Besim Kamberaj - zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së falënderoi përfaqësuesit nga UNICEF-i, me ç ‘rast potencoi që implementimi i Planit të Veprimit në mes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Zyrës së UNICEF-it në Kosovë do krıjoj mundësi për punësimi për të rinjtë, po ashtu shprehi gatishmërinë që Ministria është e gatshme të bashkëpunojë lidhur me këtë çështje e cila do të ndikoj dukshëm në zhvillimin socio-ekonomik rajonal në vend.
Përfaqësuesi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë z.Dren Rexha shpjegoi detajet e aktiviteteve dhe programeve të cilat është duke i implementuar Zyra e UNICEF-it, në Kosovë.
Të dyja palët u pajtuan që në këtë javë të fillojnë me implementimin e “Planit të Veprimit” me objektivat dhe aktivitetet e bashkëpunimit në mes të MZHR-së dhe Zyrës së UNICEF-it, në Kosovë
Në takim morën pjesë: z.Besim Kamberaj –zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së, z.Arbnor Sadiku – Udhëheqës i Udhëheqës i Divizionit të Integrimeve Evropiane, përfaqësuesit nga ana e UNICEF-it z.Dren Rexha dhe z.Laurat Raca.