Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), sot me datë 11.02.2021 nënshkruajnë Memorandum të Bashkëpunimit i cili përfshinë punimet e përbashkëta të cilat do të kryhen brenda kornizës së bashkëpunimit për zhvillim dhe implementimin e projekteve në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit në përputhje me parimin e përfitimit reciprok.
Në emër të palëve, Memorandumin e Bashkëpunimit, e nënshkruan Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Enis Kervan dhe Cihan Dinçer - Koordinator i Zyrës Koordinuese të Programit të TIKA-së në Prishtinë.
Nënshkrimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, u bë me qëllim të realizimit të projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet TİKA-së dhe MZHR-së me synim që të mbështesë dhe të inkurajojë zhvillimin rajonal dhe zhvillimin socio-ekonomik në Kosovë dhe shkëmbimin e njohurive dhe përvojave të të dyja palëve.
Në fund, më qëllim të zbatimit sa më efikas të këtij memorandumi, palët u dakorduan të zhvillojnë projekte dhe aktivitete të përbashkëta për të mbështetur avancimin e zhvillimit socio– ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.