Zv.Sekretari i përgjithshëm z.Besim Kamberaj më datë 18-19.02.2021 ka marr pjesë në punëtorinë vitruale të organizuar nga OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) lidhur me Rishikimin Multi-Dimensional (MDR) të ngjarjeve të Ballkanit
Perëndimor mbi kohezionin shoqëror - nga analiza te veprimi përmes mësimit nga kolegët në kontekstin e projektit të OECD-së. Rishikimet shumë-dimensionale të Ballkanit Perëndimor që realizohen përmes punëtorive bazohen në Spiralen Qeveritare të Mësimit © (Governmental Learning Spiral©), një metodologji për krijimin e hapësirave të depolitizuara që rrisin dialogun e të mësuarit nga kolegët dhe inovacioni në sistemet komplekse politike.
Punëtoritë janë të dobishme për të udhëhequr analizën dhe për të vendosur rekomandime të veprueshme të politikave për Kosovën dhe ekonomitë e tjera në rajon.