Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri z.Enis Kervan sot ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Vushtrrisë në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2021 për projekte të investimeve kapitale.
Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Enis Kervan përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:
– Ndërtimi I rrugës se rendit të katërt me zhavor në Fshtatin Skoqen, Asfaltimi I rrugës në fshatin Taraxhë - Bruznik, Asfaltimi I rrugës në fshatin Samadrexhë - Dumnicë
Kryetari i komunës së Vushtrrisë z. Xhafer Tahiri ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.