Sot më datë 25.03.2021, në hapësira të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për hartimin dhe zhvillimin e kritereve mbi bazën e të cilave do të idenfikohen dhe promovohen brendet rajonale në Kosovë. Pjesëmarrës në këtë takim, ishin anëtarët e Grupit Punues, nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Takimin e udhëhoqi Kryesuesi i Grupit Punues z. Blerim Hasani, Drejtor i Departamentit për Planifikim dhe Analiza Socio – Ekonomike Rajonale në MZHR. Z. Hasani prezantojë bazën ligjore e cila i jep kompetencë të dy institucioneve për realizimin e këtij aktiviteti, qëllimin e dokumentit që do të përgatitet, metodologjinë e punës së Grupit Punues, si dhe realizimin e proceseve konsultative me mekanizma institucional dhe jo institucional të fushës së ekonomisë. Përfaqësuesit nga MTI në këtë Grup Punues, e vlerësuan si ide të qëlluar përgatitjen e një dokumenti që identifikon dhe promovon brendet sipas rajoneve në Kosovë, aktivitet ky i cili nuk është realizuar më parë, si dhe potencuan se ky aktivitet nuk bien ndesh më legjislacionin dhe politikat aktuale të MTI-së.
Grupi Punues u pajtua që deri në takimin e radhës, të shqyrtojnë dhe analizojnë raportet vjetore të Departamentit përkatës për Tregti dhe Industri në MTI, e të cilat pasqyrojnë zhvillimin e sektorëve prodhues në Kosovë, si dhe deri atëherë të përgatisin një draft për diskutim brenda grupit.