Sot me datë 26.03.2021, Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka i shoqëruar nga Zv. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë z. Besim Kamberaj, është njoftuar me stafin e MZHR-së.
Ministri Damka shprehi mirënjohjen e tij për stafin e Ministrisë në punën që ata e kanë bërë, duke marrë parasysh edhe vështirësitë që kanë qenë gjatë kësaj situatë pandemike në Kosovë.
Z. Damka i inkurajoi stafin e ministrisë për rezultatet e mira në realizimin e aktiviteteve që kanë pasur si dhe theksoi se do t’a kenë përkrahjen e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe përkushtim në realizimin e aktiviteteve të parapara në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.