Ministri i MZHR-së z.Fikrim Damka, sot me datë 26.03.2021 së bashku me kabinetin e tij dhe Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të MZHR-së z. Kamberaj, priti në takim përfaqësuesin e zyrës koordinuese të programit të TIKA-së në Prishtinë z. Cihan Dinçer.
Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i vazhdueshëm në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Zyrës Koordinuese të Programit të TIKA-së në Prishtinë.
Ministri Damka vlerësoi lartë Memoramundimin e Bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet MZHR-së dhe TIKA-së, si dhe shprehi gatishmërinë e tij që kontribuoi në vazhdimin e kësaj fryme të mirë të bashkëpunimit në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta që lidhen në fushën e zhvillimit rajonal.
Z. Dinçer, e uroi z. Damka për pozitën e re, dhe shprehi poashtu gatishmërinë e tij për vazhdën e bashkëpunimit ndërmjet tyre.