Sot me datë 02.04.2021, u mbajt ceremonia e nënshkrimit të kontratave me përfituesit e projekt – propozimeve të organizatave të shoqërisë civile – OJQ-ve, të Thirrjes së MZHR-së të datës 11.02.2021.
Ceremoninë e hapi Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka dhe zv.Sekretari i Përgjithshëm z.Besim Kamberaj, të cilët i uruan përfituesit për projekt –propozimet e tyre duke ju dëshiruar bashkëpunim dhe implementim të suksesshëm të projekteve.
Ministri i MZHR-së nënshkruajti kontratat me 32 përfitues të Projekt – Propozimeve të OJQ-ve për avancimin e Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar.