Dje, me datë 14.04.2021 u mbajt video - konferenca në mes të MZHR-së dhe UNICEF-it, në video konferencën morën pjesë z. Besim Kamberaj, Zv. Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së si dhe Arbnor Sadiku - Udhëheqës i Divizionit për Integrimeve Evropiane, me zyrtarët e UNICEF-it, kurse, nga Unicefi në takimin virtual nga zyra e Unicefit në Kosovë morri pjesë znj. Larissa Bruun, si dhe z. Laurat Raca, ku u diskutua rreth implementimit të planit të veprimit të miratuar më parë midis Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, dhe Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, e cila do të krıjoj mundësi për punësimin e të rinjve si dhe MZHR do të bashkëpunojë lidhur me këtë çështje.
z.Raca nga UNICEF shpjegoi detajet e aktiviteteve dhe programeve të cilat është duke i implementuar Zyra e UNICEF-it, në Kosovë. Në video konferencen në fjalë, morren pjesë edhe partnerët e Unicefit, nga CSR znj. Gëzime Hasani, si dhe Hanë Ilazi, të cilat shprehen gatishmërinë e bashkëpunimit me MZHR-në rreth realizimit të disa trjanimeve për të rinjë, që mund të jenë përfitues biznesesh, nga MZHR.
Të dyja palët në takim, u pajtuan që në të ardhmen të bashkëpunojnë në tri fusha kryesore: Thirrja për praktikant nga UNICEF organizimi i një konferencë e përbashkët midis MZHR-së dhe Unicefit me partner të ndryshëm për përkrahjen e të rinjve dhe organizimi i trajnimeve të nga UNICEFI/CSR për të rinjtë që janë biznese përfituese nga MZHR.