Ministrin i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka se bashku me zv. Sekretarin e Përgjithshëm z. Besim Kamberaj dhe stafin e MZHR-se ka vizituar komunën e Mitrovicës jugore ku është pritur nga kryetari z.Agim Bahtiri me stafin e tij me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e mundshëm në realizim e projekteve të përbashkëta në mes të komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal
Kryetari Bahtiri fillimisht ka falënderuar ministrin Damka për vizitën e tij duke kërkuar që të vazhdoj mbështetja për qytetin e Mitrovicës në realizimin e projekteve të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomikë dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Ministria e Zhvillimit Rajonal ka realizuar ndër vite projekte në interes të qytetarëve në Mitrovicë, mirëpo kjo përkrahje duhet të vazhdoje edhe më tutje jo vetën në Mitrovicën e Jugut por edhe në komunat në veri të Kosovës, sepse vetëm kështu do të kemi zhvillim ekonomikë dhe rritje të mirëqenies se qytetarëve”, tha kryetari Bahtiri.
Ndërsa, ministri Damka theksoi se Ministria e Zhvillimit Rajonal do të vazhdojë të mbështesë komunën e Mitrovicës në projektet të cilat do të hapin rrugën e zhvillimit lokal, zhvillimit të turizmit, si dhe krijim e kushteve më të mira për qytetarët e komunës dhe bizneseve.