Ministrin i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka se bashku me zv. Sekretarin e Përgjithshëm z. Besim Kamberaj dhe stafin e MZHR-se ka vizituar komunën e Vushtrrisë ku është pritur nga kryetari z.Xhafer Tahiri me stafin e tij me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e mundshëm në realizim e projekteve të përbashkëta në mes të komunës së Vushtrrisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Kryetari Tahiri fillimisht ka falënderuar ministrin Damka për vizitën e tij dhe theksoj se MZHR ka realizuar ndër vite projekte në interes të qytetarëve në Vushtrri dhe kërkoj që të vazhdoj mbështetja për komunën e Vushtrrisë në realizimin e projekteve të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomikë dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Ndërsa, ministri Damka theksoi se Ministria e Zhvillimit Rajonal do të vazhdojë të mbështesë komunën e Vushtrrisë në projektet të cilat do të hapin rrugën e zhvillimit lokal, zhvillimit të turizmit, si dhe krijim e kushteve më të mira për qytetarët e komunës dhe bizneseve.