Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka me datë 28.04.2021, vizitoi biznesin e Rajonit Zhvillimor Veri “NTP BE COMMERCE”” me pronar Esat Abazi, përfitues i thirrjes “Programi për Rimëkëmbje Ekonomike Masa 8”.
Gjatë së biznesit i vizitës cili merret me prodhim i biskotave, ministri z.Damka ka parë për së afërmi veprimtarinë e tyre, ai po ashtu, u njoftua rreth problemeve, kërkesave që ky biznes has gjatë aktivitetit në tregun e punës. Më këtë rast ministri z.Damka theksoi se MZHR përmes Thirrjeve Publike dhe përkushtimin e saj po krijon kushte më të mira për bizneset në vend si mjeti më i mirë për zhvillimin socio - ekonomik të Kosovë.
Ministri z.Fikrim Damka vizitën e realizoi së bashku me Kryetarin e komunës së Vushtrrisë –z.Xhafer Tahiri, z.Besim Kamberaj - zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së dhe bashkëpunëtorë tjerë nga Ministria.