Gjatë vizitave Ministri z. Damka, u shoqërua nga z. Zafer IŞIK- Presidenti i Grupit të Miqësisë së Kosovës, z. Refik ÖZEN- Zëvendëskryetari dhe z. Ergin BUNJAK- Këshilltari Kryesor i Ministrit të Zhvillimit Rajonal
Në takim u diskutuan temat si në vijim;
- Sigurimi i mbështetjes për të përfituar nga projektet IPA dhe marrja pjesë në projekte të përbashkëta;
- Puna e përbashkët për përcaktimin e nevojave rajonale në Kosovë;
- Sigurimi i mbështetjes së ekspertëve në përgatitjen e projektligjeve dhe projekteve;
- Implementimi i projekteve të suksesshme të kryera në Turqi edhe në Kosovë;
- Sigurimi i mundësisë së praktikës 6-mujore te TUBITAK (Këshilli i Kërkimit Shkencor dhe Teknologjik i Turqisë) me mbështetjen e YTB për absolventët e universiteteve që studiojnë në Turqi,
si dhe u diskutuan për bashkëpunime të tjera të mundshme midis ministrive dhe shkëmbimit të përvojave.