Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim DAMKA, me datë 01.07.2021 mori pjesë në Forumin Biznesit 2-ditor në Podgoricë, të organizuar nga Dhoma e Ekonomisë e Malit të Zi , Shoqata e Forumit e Biznesit Ulqin si dhe Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve ESNAF- Prizren.
Ministri z.Fikrim DAMKA, në fjalimin e tij theksoi që bashkëpunimi ekonomik midis vendeve të Ballkanit duhet të jetë në nivel më të lartë sidomos në sektorët dhe bizneset që po punojnë në adaptimin e procesit te dixhitalizimit të kompanive dhe produkteve të eksportueshme.
Duke dëshiruar suksese dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në mes Kosovës dhe Malit të Zi, Ministri z.DAMKA përfundoi fjalimin e tij duke uruar dhe falënderuar për organizimin z.Nazif CUNGU - President i Forumit të Biznesit Ulqinit edhe z.Varis XHEJLANI - Presidenti i Shoqatës së Tregtarëve, Biznesmenëve dhe Tregtarëve ``ESNAF``.