Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i Raportit gjashtëmujor lidhur me auditimet e brendshme të kryera dhe aktivitetet e Divizioni të Auditimit të Brendshëm në MZHR.
Takimin e komitetit e udhëhoqi kryesuesi z. Xhevat Sefaj i cili prezantoi pikat e rendit të ditës.
zv. Udhëheqja e Divizionit të Auditimit të Brendshëm znj. Sabajete Kabashi raportoj për auditimet e kryera dhe aktivitetet e DAB-së dhe sipas saj menaxhmenti ka vendosur një mjedis të përshtatshëm të kontrollit që është baza e të gjitha komponentëve tjerë të kontrollit të brendshëm.
Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe korrektësi.
Komiteti i Auditmit të Brendshëm sipas mandatit të tyre vazhdon funksionimin për ta ndihmuar Ministrin në sistemin e përgjithshëm të kontrollit të financave publike, vlerësimin dhe menaxhimin e rrezikut, marrëdhënia efektive dhe bashkëpunuese për të realizuar me sukses planin e auditimit.
Në takim morën pjesë Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka së bashku me zv. Sekretarin e Përgjithshëm z. Besim Kamberaj dhe shefi i Kabinetit të Ministrit z. Yildiray Bayram.
Prezent në takim ishin dy anëtarët e komitetit nga shoqëria civile z.Zendullah Gylderen dhe z.Shaqir Haliti.