Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka se bashku me Dr. Gerhard Schaumberger – Drejtor Caritasit Zviceran në Kosovë dhe z. Kreshnik Basha –Zëvendës drejtor / Program Menaxher për Kosovë, sot me datë 16 Gusht 2021 nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit tre (3) vjeçare për të kontribuar në avancimin e zhvillimit rajonal socio-ekonomik në Kosovë
Qëllimi i kësaj marrëveshje është koordinimi i aktiviteteve dhe mbështetja e njëri-tjetrit në promovimin e një rritjeje të balancuar socio-ekonomike rajonale në Kosovë në përputhje me prioritetet e MZHR-së dhe CACH. Për më tepër, përcakton bazën për mënyrat e ardhshme të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit të projekteve nga CaCH dhe MZHR, në kuadër të projekteve të miratuara.
Ky është një bashkëpunim i cili vendoset për një periudhe tre (3) vjeçare implementimi, ku MZHR do të kontribuoj me bashkëfinancim në vlerën prej 40 % të vlerës totale. Ky bashkëfinancim do të mbështesë projektet kapitale, bizneset, ngritjen e kapaciteteve si dhe kosto tjera administrative apo të burimeve njerzore në kuadër të objektivave që kanë këto projekte.
Palët gjithashtu u dakorduan për të koordinuar aktivitetet në lidhje me zbatimin e projekteve për zhvillimin rajonal, në fushën e integrimit, gjenerimin e të ardhurave dhe ndryshimet klimatike.
MZHR dhe Caritas-i Zviceran, me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit e cila ka vlerë prej 2.6 Milion euro shprehin dëshirën për të kontribuar në avancimin e zhvillimit rajonal socio-ekonomik në Kosovë, duke synuar përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, duke përfshirë fushat e bashkëpunimit në çështjet e Integrimit, Gjenerimit të të Ardhurave dhe Ndryshimeve Klimatike, duke siguruar shkëmbimin e përvojës, duke përfaqësuar interesin publik dhe interesat e përbashkët në shërbim të zhvillimit të marrëdhënieve dhe politikave që synojnë rritjen e zhvillimit të balancuar rajonal.