Në kuadër të implementimit të projektit OJQ “Instituti cilësor për hulumtim, analiza dhe trajnime – ICHAT” , me datë 26 Gusht 2021 organizoi trajnimin - Zhvillimi socio-ekonomik i qëndrueshëm.
Ministria e Zhvillimit Rajonal në vitin 2021 ka mbështetur 32 Organizata të Shoqërisë Civile, njëra prej tyre është OJQ “INSTITUTI CILËSOR PËR HULUMTIME, ANALIZA DHE TRAJNIME – ICHAT”, qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është ngritja dhe zhvillimi i aftësive të personave të papunë si dhe krijimi i profilit profesional të tyre përmes trajnimeve.
Në implementimin e projektit të financuar nga MZHR mori pjesë z.Agon Dobruna – Zëvendës Minister, i cili theksoi që Ministria e Zhvillimit Rajonal çdo vit është e përkushtuar të përkrah organizatat e shoqërisë civile me projekte që kanë për qëllim avancimin e zhvillimit socio–ekonomik rajonal të balancuar, tutje z.Dobruna citoi që ngritja e kapaciteteve dhe përgatitja e të ringjeve për tregun e punës është një prej prioriteteve të MZHR-së, OJQ ICHAT i urojmë suksese në këtë projekt si dhe të gjithë pjesëmarrësve suksese në të ardhmen.
Në këtë aktivitet morën pjesë Zëvendës Ministri i MZHR-së z.Agon Dobruna, z. Bali Muharremaj – Kryetar i Komunës së Suharekës, si dhe zyrtarët e MZHR-së të cilët janë në monitorim të OJQ-ve.