Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z.Agon Dobruna së bashku me këshilltarin e lartë të MZHR-së z.Ergin Bunjaku realizuan një vizitë zyrtare në Turqi nga data 04.09.2021 deri më date 06.09.2021 së bashku me përfaqësuesit nga Ministria e Ambientit Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës. Pjesë e vizitës ishin dy kompani për menaxhimin e mbeturinave dhe prodhimit të energjisë nga biogazi, për të parë përvojat e mira dhe shkëmbimit të praktikave nga kjo fushë. Vizita u realuzua në komunat Samsun dhe Denizli ku këto praktikat të mira Kosova mund të përfitojë në aspektin e zgjidhjes së problemit të menaxhimit të mbeturinave dhe deponive ekzistuese për një zhvillim socio-ekonomik rajonal.
Po ashtu nga kjo vizitë u pa se teknologjitë e përdorura nga dy kompanitë e vizituara plotësojnë standardet për një mjedis të pastër. MZHR mbetet e përkushtuar që krahas vizitave të promovojë edhe mundësitë për investime të huaja në Kosovë