Shkup, 16 Shtator 2021
Në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive të Kosovës dhe asaj të Maqedonisë Veriore, Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Ministrin e Vetqeverisjes Lokale z. Goran Milevski në fushën e qeverisjes, zhvillimit rajonal dhe bashkëpunimit territorial .
Gjatë nënshkrimi të marrëveshjes Ministri z. Damka ka theksuar rëndësinë e kësaj marrëveshje për të dyja palët duke theksuar se “Përmes kësaj marrëveshje, shtetet tona vetëm se po e konfirmojnë thellimin dhe bashkëpunimin e mëtejmë, në kontekst të zhvillimit rajonal të balancuar. Kultivimi i marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë parakushtet kryesore në procesin e integrimit dhe plotësimin e standardeve evropiane, me ç’rast kjo ofrom mundësi te shkëmbimit të përvojave dhe avansimit të proceseve.