Punëtoria kishte për qëllim diskutimin dhe prezantimin e draftit të Projektligjit për Zhvillim Rajonal dhe inkorporimin e komenteve në kompletimin e këtij dokumenti.
Para së gjithash, me anë të këtij ligji përcaktohen prioritetet afatgjata të politikës së zhvillimit rajonal dhe mundësohet koordinimi i politikave tjera sektoriale për zhvillim socio - ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e këtij ligji për eliminimin e sfidave, problemeve dhe ngecjeve në fushën e zhvillimit rajonal, për t’u adresuar në dokument me qëllim të përafrimit të politikave të zhvillimit rajonal të BE-së.
Në punëtori morën pjesë: z. Agon Dobruna – zv.Ministër i MZHR-së, z. Almir Veliji – zv.Ministër i MZHR-së, z.Besim Kamberaj- zv.Sekratar i Përgjithshëm i MZHR-së, z.Valmir Gashi -Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, znj. Rozafa Ukimeraj - Eksperte Ligjore e angazhuar në GIZ, znj. Vjendita Avdiu- Miusliu – zv.Drejtoresh e DPASER dhe Kryesuese e Grupit Punues, përfaqësuesit e AZHR-ve, përfaqësueses nga Zyra e Kryeministrit, përfaqësues nga Ministrit e Linjës, si dhe përfaqësues tjerë nga Ministra e Zhvillimit Rajonal.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Dialogue for European Municipalities (DEM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë