Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), sot më datë 21.09.2021 mirëpriti delegacionin nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë Departamenti për Zhvillim Rajonal së Turqisë vizitë e cila do të zgjasë katër (4) ditë.
Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka fillimisht mirëpriti në zyrën e tij delegacionin e eksperteve për Zhvillim Rajonal të Turqisë, të kryesuar nga z.Mustafa Caner Meydan. Ministri z.Damka fillimisht ju dëshiroi mirëseardhjeje dhe gatishmërinë për bashkëpunim si dhe rëndësinë e rritjes së mundësive të tregtisë dhe investimeve në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
.
Pas një takimi të ngrohtë dhe miqësor , vazhduan punimet e punëtorisë sipas agjendës në mes të Ekipit të eksperteve nga delegacioni Turk dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Dita e parë e punëtorisë filloi me prezantim dhe njoftim për misionin dhe objektivat e MZHR-së nga z.Besim Kamberaj-zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së, më pas u bë prezantimi nga z.Arbnor Sadiku z.Drejtor i DIEKP-së i cili prezantoi Strategjinë për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2020-2030 dhe me pas z.Ylber Çitaku – zv.Drejtor i DZHR-së vazhdoi prezantimin për Programi për Zhvillim Rajonal, Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar, Programi për OSHC-të si dhe Programi për Rimëkëmbje Ekonomike Masa 8 dhe Masa 15. Prezantimi ishte i detajuar që nga hartimi i dokumentacionit, thirrjet, mënyra e aplikimit , kriteret e vlerësimit deri tek Implementimi i Projekt Propozimeve.
Punëtoria përfundoi punimet e ditës së par lidhur me diskutimin e temës: Sistemi i Zhvillimit Rajonal në Kosovë dhe Turqi si dhe Praktikat e BE –së, për të vazhduar nesër.