Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka dhe Ministrja e Arsimit znj.Arbërie Nagavci, më datë 26 Shtator 2021 vizituan Shoqatën Kulturore dhe Humanitare “Prizrenasit” në Stamboll.
Gjatë vizitës, Ministri Damka dhe Ministrja Nagavci, falënderuan shoqatën Kosovare në Stamboll për mbështetjen dhe përpjekjet për të ndihmuar Kosovës.
Kryetari i Shoqatës së Prizrenasëve, Gylen Aksu Tyrker dhe anëtarët e kryesisë së shoqatës shprehën mirënjohjen e tyre për këtë vizitë domethënëse dhe uruan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen.