Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR) z. Fikrim Damka së bashku me zv. Sekretarin e Përgjithshëm z. Besim Kamberaj më datë 30.09.2021 kanë marrë pjesë sot në takimin e rregullt të Komiteti të Auditimit të Brendshëm.
Qëllimi i takimit ishte raportimi i punës së Komitetit të Auditimit të Brendshëm në MZHR tek Ministri. Kryesuesi i Komitetit të Auditimit të Brendshëm në MZHR z. Xhevat Sefaj së bashku me dy anëtarët e Komitetit nga shoqëria civile z. Zendullah Gylderen dhe z. Shaqir Haliti, e njoftuan ministrin z. Fikrim Damka me punën e deritashme të komitetit.
Kryesuesi i Komitetit z. Xhevat Sefaj i cili e hapi takimin theksoj së ky takim është thirrur për të diskutuar me dy pika të rendit të ditës: 1. Shqyrtimi i raportit për zbatimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditorit për vitin 2020 (gjashtëmujori i parë); dhe 2. Shqyrtimi i raportit të Divizioni i Auditimit të Brendshëm, Menaxhimi i Buxhetit (Auditimet në Divizionin për Buxhet dhe Financa).
U konstatua së MZHR pas pranimit të raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit me rekomandimet për vitin 2021, MZHR i ka ndërmarrë të gjitha masat për zbatimin e rekomandimeve të ZKA-së dhe sipas afatit ligjor e ka dërguar në ZKA Raportin periodik me hapat konkret të ndërmarre për zbatimin e rekomandimeve.
Po ashtu zv. Udhëheqësja e Divizionit të Auditimit të Brendshëm në MZHR znj. Sabajete Kabashi raportoj për tre mujorin e tretë për auditimet e kryera në Menaxhimin e Buxhetit-Auditimet në Divizionin për Buxhet dhe Financa.
Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka i ofroj mbështetjen e tij të plotë Komitetit të Auditimit me qëllim të rritjes së përformancës dhe të kontrollit të Financave Publike në MZHR
MZHR sipas mandatit të saj ligjor po e përmbush një përgjegjësive në raportet financiare dhe informacione të tjera financiare; sistemet e kontrollit të brendshëm në lidhje me financat, kontabilitetin, pajtueshmërisë ligjore dhe etike.