Nga datat 20 deri 21 Nëntor 2021, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka ka realizuar udhëtim zyrtar në Bosnje dhe Hercegovine me Zëvendëskryeministren e tretë znj.Emilija Redzepi.
Vizita kishte për qëllim fillimin e bashkëpunimit ne mes dy shteteve në fushën e zhvillimit socio –ekonomik për krijimin e partneritetit.
Në takim me kryetarin e Dhomës se Tregtisë se Jashtme te Bosnje dhe Hercegovine z. Ahmet Egrlic, Ministri z.Damka dhe zëvendëskryeministrja z. znj.Redzepi biseduan çështjet për zhvillim socio-ekonomik rajonal si dhe fuqizimi i produkteve vendore për tregun Evropian, palët janë dakorduar që në fillim te vitit 2022 të organizohet një seminar ne Sarajevë dhe një seminar në Prishtinë.