Ministrin i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka vizitoi komunën e Mitrovicës jugore ku është pritur nga kryetari z.Bedri Hamza, të cilit i uroi për pozitën e të parit të Komunës, po ashtu gjatë takimit palët biseduan për bashkëpunimin në të ardhmen në realizim e projekteve të përbashkëta në mes të komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Ministri z. Damka theksoi se Ministria e Zhvillimit Rajonal do të vazhdojë të mbështesë komunën e Mitrovicës në projektet të cilat do të hapin rrugën e zhvillimit lokal dhe rajonal, zhvillimit të turizmit, si dhe krijim e kushteve më të mira për qytetarët e komunës dhe bizneseve.