Ministri I Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka me ftesë të znj. Anna ROSTOCKA Shefe e misionit të IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionin), më datë 13.12.2021 mori pjesë në takimin ku u prezantuan objektivat e strategjisë së IOM për periudhën e ardhshme 2022-2025. Ky dokumenti ka një rol të rëndësishëm në sfidimin identifikimin e roleve, përgjegjësive dhe sfidave në fushën e migrimit, por edhe në punën e IOM për bashkëpunim me autoritetet e Kosovës.
Ministri z.DamkaiI shoqëruar edhe nga zv.Sekretari i Përgjithshëm z.Besim Kamberaj prezantuan programet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të cilat kanë ndërlidhje em objektivat e strategjisë së IOM ku Ministri edhe konfirmoj gatishmërinë për bashkëunim.
Znj. Anna ROSTOCKA Shefe e misionit të IOM theksoj se është e domosdoshme të ndërtojmë sinergji me të gjitha palët e interesuara dhe të jemi në përputhje me prioritetet globale dhe ndërhyrjen e parashikuar të qëndrueshme për migracionin. Ky dokument është një mjet kyç për të artikuluar rolin, objektivat dhe ndikimin e IOM-it në Kosovë, dhe paraqet një strategji largpamëse për angazhimin e IOM-it në Kosovë. Ai ofron më tej një pasqyrë të situatës aktuale të migracionit dhe identifikon disa tendenca dhe sfida kryesore.