Më datë 20 Dhjetor 2021, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, së bashku me zëvendëskryeministrin z.Besnik Bislimi, zëvendëskryeministren znj.Emilija Rexhepi dhe ministren e Industrise, Tregtisë dhe Inovacionit znj.Rozeta Hajdari, vizituan Odën e Tregtisë së Stambollit.
Në vizitë u diskutua për mundësitë e biznesit, investimeve dhe mundësitë e financimit në Kosovë, si dhe bashkëpunimit në mes të Odave Ekonomike, bashkëpunim mes dy palëve, dhe mundësitë e vizitave të kompanive me qellim investimi në Kosovë.