Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, zëvendëskryeministri z.Besnik Bislimi, zëvendëskryeministrja z.Emilija Rexhepi dhe ministrja e Industrisë, Inovacionit dhe Tregëtisë znj.Rozeta Hajdari morën pjesë në programin “Takimet e Delegacionit nga Republika e Kosovës dhe Biznismenëve” e organizuar nga Oda e Tregtisë dhe Industrisë të Bursas (BTSO).
Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës u prit nga kryetari i Bordit të BTSO-së, İbrahim Burkay, kryetari i Kuvendit të BTSO-së, Ali Uğur, kryetari i Grupit të Miqësisë Kosovë-Turqi, Zafer Işık, deputeti i AK Partisë së Bursës, Refik Özen dhe kryetari i komunës së Bursës, Alinur Aktaş.
Në program, në të cilin u diskutua dhe u vlerësua zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve, mblodhi në takim shumë njerëz të botës së biznesit.
Në fjalimet u theksua se përveç lidhjeve të shumta historike, kulturore, familjare dhe politike që lidhin Kosovën dhe Bursën, ka vullnet edhe për zhvillimin e lidhjeve ekonomike. Në studimet që do të kryhen në këtë drejtim, u diskutuan hapat që do të ndërmerren për bashkëpunimin e mundshëm si dhe zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Pas programit në të cilin u prezantuan projektet e Industrisë dhe Zonave Industriale të Bursës, BTSO, u bënë vizita edhe në fabrikën model të Bursas dhe tek punimet e projektit Butekom si dhe vizitat në fabrikën e tekstilit.